Çfarë ka ndodhur: Pas ndeshjes së futbollit mes Levskit nga Bullgaria dhe Shkupit nga Shkupi, disa banorë të lagjes së Çairit kanë sulmuar vetura me targa bullgare dhe një person është lënduar rëndë. Sulmi është filmuar nga kalimtarët e rastit. Sipas Prokurorisë, tifozë bullgarë me dy automjete po lëviznin pranë qendrës tregtare “Çairçanka”, ku fillimisht u debatuan verbalisht me kalimtarët dhe qytetarët, e cila u shndërrua në një përleshje fizike. Më pas tifozët bullgarë kanë ndaluar automjetet dhe kanë zbritur prej tyre, pas së cilës debati verbal është shndërruar në sherr me një grup qytetarësh që kanë dalë nga pallatet përreth. Gjatë kthimit në makinë, një shtetas bullgar 29-vjeçar është goditur me një mjet të mprehtë në stomak.
Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është origjina etnike, dhe treguesit e njëanshëm janë:
- Origjina etnike, kombësia – incident mes qytetarëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
- Koha – ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje futbolli
- Modeli i incidenteve të mëparshme – përplasje mes grupeve të tifozëve
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, bashkëjetesën mes grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm në ose pranë ndeshjeve sportive.