March 5, 2019

Rrahje në SHM Koço Racin në Shkup

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Diskriminimi racor ose tjetër
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datën 05.03.2019 në ora 16.40 në SPB Shkup është paraqitur se të njëjtën ditë reth
orës 16.10 në rrugën „Lihnida“ (SHM Koço Racin) është prishur rendi publik dhe paqja me përleshje fizike
ndërmjet tre personave (një i moshës 16 dhe dy të moshës 17 vjeçare) nga ana tjetër dhe katër persona
(tre persona të moshës 17 vjeçare dhe një person të moshës 16 vjeçare). Janë përgatitur proçesverbal për
kundravajtje të konstatuara sipas nenit 11 paragrafi 3 të Ligjit për kundravajtje kundër rendit publik dhe
qetësisë publike.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 05.03.2019 në ora 16.40, rruga „Lihnida“ (SHM Koço Racin), Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktima të involvuara: 3 viktima të mitur
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 4 persona të mitur
Përshkrimi i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme në të cilën mësojnë nxënës nga bashkësi
të ndryshme etnike dhe ku paraprakisht ka patur të regjistruara ngjarje të tilla, kurse ndodhet
në lagje në të cilën gjithashtu jeton popullsi e përzier etnike dhe ku ka mosdurim ndërmjet
bashkësive etnike
Statusi i rastit: i mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale: Rasti është regjistruar si kundravajtje sipas nenit 11 të LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë të
përgjithshme në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
rr. "Lihnida" (SUGS Kocho Racin) Shkup
Emri i Vendit
rr. "Lihnida" (SUGS Kocho Racin) Shkup

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
4
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Rrahje në SHM Koço Racin në Shkup image