February 21, 2016

Rrahje midis tifozëve të Vardarit dhe Buduqnost në QTQ (e paverifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një grup tifozësh të KF “Buduqnost” janë sulmuar nga një grup tifozësh të KF
“Vardar” ndërkohë që kanë qenë të ulur në një prej lokaleve në bregun e lumit në rr. 13 Nëntori në
Shkup. Rrahja masive ka ndodhur në QTQ Shkup ku janë thyer disa vitrina të dyqaneve. Tifozët janë
goditur me shishe qelqi, metalike dhe objekte të tjera, pas kësaj “Tiranët” kanë vajtur drejt hotelit
“Holidej in”. Në këtë incident është lënduar më rëndë një tifoz shkupjan, kurse janë lënduar më lehtë
dy tifozë malazezë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 21 shkurt, ora 17:15, rr. “13 Nëntori” dhe QTQ Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Sport365 dhe gazeta ditore “Dnevnik”.
Viktimat e përfshira: 3 persona prej të cilëve një tifoz shkupjan i lënduar më rëndë dhe dy tifozë
malazezë të lënduar më lehtë.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni
131, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një numër i panjohur tifozësh të KF “Buduqnost” dhe të KF “Vardar”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, që ka ndodhur gjatë një
evenimenti sportiv, motivi i anshëm është prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët
e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – këtij incident i paraprin incidenti i një ditë më parë, kur tifozët e KF
“Buduqnost” morën pjesë në rrahjen me tifozët e KF “Shkëndija”.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: I panjohur. (Sipas informacioneve të transmetuara nga mediet janë arrestuar 23 ti-
fozë të KF “Buduqnost” dhe u janë caktuar dënime me të holla).

Përgjigja e pushtetit lokal: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është përgjigjur
Kërkesës për informacione publike të cilën Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe mjedisin shoqëror: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe
sigurinë e njerëzve të pranishëm apo që janë në afërsi të ndeshjeve sportive.

Adresë
rr. “13 Nëntori” dhe QTQ Shkup
Emri i Vendit
rr. “13 Nëntori” dhe QTQ Shkup

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Rrahje midis tifozëve të Vardarit dhe Buduqnost në QTQ (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike