October 15, 2017

Dhunë para shtabit të GROM në Shkup (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Në Shkup në rr. “Mitropolit Teodosij Golloganov” automjet motorik udhëtarësh
i markës mercedez me tabela të Shkupit, ka ndaluar para shtabit të partisë politike GROM ku ishin
mbledhur rreth 100 qytetarë, dhe nga automjeti ka dalë S.R. i cili ka nxjerrë thikë dhe pranga, dhe
pastaj i ka kërcënuar qytetarët e pranishëm dhe pastaj është larguar me automobil.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 tetor, ora 22:00, shtabi partiak i GROM-it në Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Më tepër aktivistë të partisë politike GROM.
Lloji i krimeve: Rrezikim i sigurisë (Neni 144, KP), Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë zënkës apo
rrahjes (Neni 133, KP)
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Perceptimi i personit të involvuar në këtë incident – Në deklaratën për mediat, kryetari i partisë
politike GROM, Stevço Jakimovski, tha se partia politike LSDM ka dërguar kriminelë të nëntokës me
qëllim që t’i sulmojnë aktivistët e GROM-it.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përputhje me përgjigjen e marrë nga MPB-ja në lidhje me Kërkesën
për informacione me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se
nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se automjeti mercedez
me tabela të Shkupit ka ndaluar para shtabit të GROM-it, prej tij kanë dalë personat S.R. dhe E.Sh.
të cilët kanë filluar të shajnë, të kërcënohen dhe të ofendojnë qytetarët e pranishëm, simpatizuesit
të partisë politike. Në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, është kryer bisedim me tre persona,
pastaj në bisedim janë thirrur edhe S.R. dhe E.Sh., kurse në lidhje me ngjarjen është informuar edhe
Prokurori publik dezhurn i cili ka dhënë drejtime që të kryhet bisedim me personat e thirrur, si dhe
të sigurohen edhe personat e tjerë dhe dëshmi për ngjarjen, kurse materialin e përgjithshëm me
Informim do t’i dorëzohet PTHP. Nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup te PTHP Shkup
është dërguar Letër informimi nr. 28.11.2/02-616 më 18.10.2017.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Address
Rruga Metropolitane Theodosius Gologanov
Location Name
Selia e partisë GROM në Shkup

Number of victims
-
Number of Perpetrators
2
Status of the case
No information
Type of incident?
Sulmi ftohtë armë Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Dhunë para shtabit të GROM në Shkup (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Freedoms and Rights
Parandalimi ose shqetësim i tubimit publik
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Përkatësia politike