June 2, 2019

Vandalizëm në festimet për “Vardarin”

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datën 02.06.2019 në kohën prej 20,10 deri në 23,50 në Shkup në Sheshin “Maqedonia”,
është mbajtur një tubim publik (festim) për të shënuar fitoren e klubit të hendbollit “Vardar”. Gjatë festimeve,
është paraqitur se është dëmtuar automjeti “A3” me targa regjistruese të Shkupit në bulevardin “Goce
Dellçev”. Automjeti është dëmtuar nga më shumë persona të cilët kanë hedhur ndaj tij me pllaka bekatoni.
Ndërkohë me lëndim trupor në dorën e majtë është lënduar F.M. (18) në rrugën “11 Tetori” para Kuvendit të
MPB-së. Në lidhje me ngjarjen nga ana e Njësisë “ALFA” janë arrestuar pesë persona të mitur të moshës 14
deri në 17 vjet, të gjithë nga Shkupi.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 02.04.2019 në sheshin “Maqedonia” Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, mkd.mk, press24.mk, slobodnaevropa.mk, slobodenpecat.
mk;
Viktimat e involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dëmtimi i sendeve të huaja (Neni 243, KP i RM-së, Lëndimi trupor (neni 135 nga KP)
Kryerës: më shumë kryerës, 6 kryerës të identifikuar, prej të cilëve 5 të mitur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorë të anashëm. Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – gjatë festimeve të klubit etnik maqedonas, tifozët kanë thirrur parrolla
kundër komunitetit shqiptar, si dhe kanë shkatërruar automjete nga Kosova.
2. Lokacioni – edhe më parë në shesh gjatë festimeve kanë ndodhur incidente të tilla

Statusi i rastit: i mbyllyr
Përgjigje e institucioneve lokale: Të dëmtuarit janë deklaruar se nuk do të paraqesin fletëparaqitje.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetet: Incidentet e këtilla e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.

Adresë
Bulevardi Goce Delchev / Rruga 11-ti Oktomvri
Emri i Vendit
Bulevardi Goce Delchev / Rruga 11-ti Oktomvri

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
6
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata menjëherë regjistruan incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Vandalizëm në festimet për “Vardarin” image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike