December 25, 2015

Tre marokenë të grabitur në afërsi të fshatit Grçiste, Vallandovë (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant

Çfarë ka ndodhur: Tre emigrantë nga Maroku janë grabitur nga pesë persona të panjohur të armatosur
në afërsi të fshatit Grçiste, Vallandovë. Në fi llim, një person u ka ofruar t’i çojë me automobil deri në
kufi për një kompensim prej 130 eurosh, pas së cilës, katër të tjerë janë afruar dhe nën kërcënimin e
armës së zjarrit, ua kanë marrë çantat e shpinës dhe një telefon celular.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 dhjetor, 08: 00, në afërsi të fshatit Grçishte, Vallandovë.
Burimi i informacionit: media elektronike makfax.com .
Viktimat e përfshira: Tre shtetas maroken
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Pesë persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuhës, kurse treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
një anëtar i një grupi (emigrantët marokenë) që është i vogël në numër në krahasim me anëtarët e një
grupi tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.

Statusi i rastit: Rasti është raportuar të autoriteteve lokale, status të panjohur.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe të kalojnë përmes vendit.

Adresë
fshatit Grçishte, Vallandovë
Emri i Vendit
fshatit Grçishte, Vallandovë

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Sulmi fizik Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Tre marokenë të grabitur në afërsi të fshatit Grçiste, Vallandovë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër pronës
Plaçkitje
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike