Çfarë ka ndodhur: Tre emigrantë nga Maroku janë grabitur nga pesë persona të panjohur të armatosur
në afërsi të fshatit Grçiste, Vallandovë. Në fi llim, një person u ka ofruar t’i çojë me automobil deri në
kufi për një kompensim prej 130 eurosh, pas së cilës, katër të tjerë janë afruar dhe nën kërcënimin e
armës së zjarrit, ua kanë marrë çantat e shpinës dhe një telefon celular.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 dhjetor, 08: 00, në afërsi të fshatit Grçishte, Vallandovë.
Burimi i informacionit: media elektronike makfax.com .
Viktimat e përfshira: Tre shtetas maroken
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Pesë persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuhës, kurse treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
një anëtar i një grupi (emigrantët marokenë) që është i vogël në numër në krahasim me anëtarët e një
grupi tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Rasti është raportuar të autoriteteve lokale, status të panjohur.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe të kalojnë përmes vendit.