October 15, 2022

Tifozë nga Republika e Greqisë janë sulmuar fizikisht nga dy persona

Incident
Incident në një ndeshje sportive

Çfarë ka ndodhur: Më 15 tetor, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria T.V.(30), K.S.K.(33), M.E.(22) dhe T.R.(25), të gjithë nga Republika e Greqisë. Katër shtetasit grekë në kuadër të një grupi brohoritës kanë sulmuar fizikisht N.K.(41) dhe A.V.(42) nga Shkupi, në rrugën Maqedonia. Pas marrjes së masave është konstatuar se disa nga personat e grupit të tifozëve kanë marrë sende nga një lokal shitjeje në rrugë. Sulmuesit janë ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është se i përket një vendi tjetër dhe fakti që palët e interesuara flisnin një gjuhë tjetër, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Shtetësia – të përfshirët kanë shtetësi të ndryshme
  2. Gjuha e komunikimit – palët e përfshirë flisnin në gjuhë të ndryshme
  3. Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes shtetasve vendas dhe të huaj.

Adresë
rr. Maqedonia, Shkup

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
4
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Tifozë nga Republika e Greqisë janë sulmuar fizikisht nga dy persona image