February 27, 2016

Sulmohet fizikisht Todor Petrov (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Presidenti i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov, është sulmuar
fi zikisht nga disa persona të panjohur pas shenjtërimit të gur-themelit të kryqit në lagjen Butel të
Shkupit, ku ka marrë pjesë në shenjtërimin e themeleve të kryqit 51 metra të lartë, ndërtimi i të cilit
është iniciativë e KBM-së. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediet, Petrovit i është dhënë
ndihma mjekësore në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 shkurt, ora 12:17, objekti “Kazabllanka”, Butel, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Emagazin, gazeta ditore Dnevnik, Media elektronike,
Lokalno, media nacionale televizive, Telma.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP)
Kryerës: Një grup prej disa kryerësish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja fetare, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Perceptimi i viktimës – sipas deklaratës së dhënë për mediet, viktima e konsideron incidentin si
incident me motivim të anshëm.
2. Koha – incidenti ka ndodhur menjëherë pas shenjtërimit të gur-themelit të kryqit në Komunën e Butelit.

3. Vendndodhja – Incidenti ka ndodhur në rajonin e banuar me popullatë me përbërje etnike dhe për-
katësi fetare të përzierë.
4. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
5. Mungesa e motiveve të tjera.

Statusi i rastit: Është dorëzuar fl etëparaqitje kundër tre personave të dyshuar për sulmin.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup është dorëzuar
fl etëparaqitje penale te Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive
të ndryshme fetare në shtet.

Address
objekti “Kazabllanka”, Butel, Shkup.
Location Name
objekti “Kazabllanka”, Butel, Shkup.

Number of victims
1
Number of Perpetrators
3
Status of the case
Perpetrators identified
Type of incident?
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Sulmohet fizikisht Todor Petrov (e verifikuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike Religjionit apo besimi