January 16, 2019

Sulm ndaj të miturve në afërsi të Stacionit Hekurudhor

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në datën 16.01.2019 në orën 23.20 në Stacionin policor Qendër, B.I. (52) nga Shkupi ka
paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 22.30 në bulevardin „Kuzman Josifovski-Pitu” janë sulmuar fizikisht dy
meshkuj të moshës nga 16 vjet nga disa persona.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Data 16.01.2019 në ora 22:30 në bulevardin „Kuzman Josifovski – Pitu”
Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: dy viktima të mitura
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: disa kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ky është lokacion në qendër të Qytetit të Shkupit në afërsi të Qendrës Transportuese
dhe qendrës Vero ku ka shumë ndalesa të autobusit për transport lokal dhe ku kryqëzohen
shumë linja të cilat lidhin pjesë të qytetit të banuara me bashkësi të ndryshme etnike, e
kështu është edhe vend ku përzihen shumë persona me prejardhje të ndryshme etnike.

Statusi i rastit: Nga ana e SP Qendër është marrë procesverbali për pranim të kallzimit sipas nenit 12
LKRQRMV dhe ndërmerren masa për zbardhjen e sulmit fizik.
Përgjigje e institucioneve lokale: Nuk ka vërtetim për indikatorët nga MPB për këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë të
përgjithshme në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
bulevardi "Kuzman Josifovski-Pitu" Shkup.
Emri i Vendit
boulevard "Kuzman Josifovski-Pitu" Skopje.

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulm ndaj të miturve në afërsi të Stacionit Hekurudhor image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike