June 29, 2022

Sulm fizik ipër shkak të shtetësive të ndryshme

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Djali i mitur i J.H.XH.H.A.T.(43) nga Katari, i cili po stërvitte futboll në një fushë futbolli në Shkup, është shtyrë nga trajneri M.K. më 29 qershor 2022. Kundër trajnerit është parashtruar ankesë përkatëse në pajtim me Ligjin për Kundërvajtje. Pas përfundimit të stërvitjes së futbollit, në dalje nga fusha, presidenti i klubit ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga J.H.XH.H.A.T. nga Katari. Është kryer hetim nga Njësia për krime të dhunshme pranë SPB-Shkup, njëashtu është njoftuar edhe një prokuror publik, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm i supozuar është përkatësia e një vendi tjetër dhe se palët e përfshira flisnin gjuhë të ndryshme, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Shtetësia – palët e përfshira kanë shtetësi të ndryshme
  2. Gjuha e folur – palët e përfshira flisnin gjuhë të ndryshme
  3. РPërkatësia ose besimi fetar – palët e përfshira i përkasin feve të ndryshme dhe kishin besime të ndryshme fetare

Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën midis shtetasve vendas dhe të huaj, si dhe midis grupeve të ndryshme fetare dhe gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Sulm fizik ipër shkak të shtetësive të ndryshme image