Çka ka ndodhur: Mbështetësit e të dy klubeve hyrën në përleshje të përbashkët përgjatë ndeshjes së
basketbollit ndërmjet MZT and Lirija në Shkup.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 20 prill, Arena sportive Boris Trajkovski, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike 24Vesti.
Viktima(t) e përfshirë: Numër i panjohur i viktimave nga të dyja anët.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 130 KPRM, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243, Shkup, neni. 386,
rrezikimi i sigurisë, neni. 144, sulm ndaj nëpunësit zyrtar publik përderisa kryen autorizimet e lidhura me
sigurinë, neni. 383.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve nga të dyja anët.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Komente – nëpërmjet burimeve nga salla sportive Komiteti kuptoi një informacion se të dy palët vazhdimisht
kanë qenë duke brohoritur skadime ofenduese dhe urrejtëse.
2. Dallimi i përkatësisë etnike ndërmjet kryerësve dhe viktimave – këta mbështetës të klubeve kryesisht i përkasin një grupi etnik (mbështetësit e MZT janë shumica maqedonas, dhe mbështetësit e Liria janë shumica
shqiptarë).
3. Lokacioni dhe koha – incidenti ka ndodhur përgjatë ndeshjes sportive ndërmjet mbështetësit e të dy
klubeve (grupeve).
4. Natyra e incidentit – incidenti ka ndodhur publikisht.
5. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Kryerësit janë gjendur. Rasti nën hetim
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ka arrestuar kryerësit (përgjegjësit) dhe
se do të ndërmarrë masat e nevojshme.
Ndikimi në viktimë(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në vend (shtet).