Çka ka ndodhur: Një i mitur u sulmua fizikisht nga një grup i katër kryerës të panjohur për shkak të
orientimit të tij seksual. Kur grupi u larguan nga viktima, një prej tyre goditi viktimën, duke ju drejtuar atij
me fjalët “Larg nga këtu, ju homoseksual!”. Pas kësaj, grupi ka ndjekur viktimën për 10-15 minuta.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 8 dhjetorë, ora 19-20, vendi i njohur si Rruga e Juristëve, bulevardi
Krste Misirkov, Shkup.
Burimi i informacionit: intervista me viktimën.
Viktima(t) e përfshirë: Një i mitur është sulmuar fizikisht mirëpo ska pësuar lëndime.
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386).
Kryerësi(t): katër kryerës të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
orientimi seksual i viktimës, ndërsa tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktima e percepton këtë incident si krim nga urrejtja.
2. Lokacioni – Incidenti ka ndodhur në një lokacion që frekuentohet nga komuniteti LGBT.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I paraportuar (zgjidhje e viktimës).
Reagimi i autoriteteve lokale: s’ka informacion.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë së minoriteteve seksuale në shoqëri, veçanërisht në lokacionet që ata i frekuentojnë.