October 22, 2014

Një i mitur lëndohet në autobusin nr.2 të transportit publik (i pa verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Një i mitur u sulmua nga një grupë më e madhe, duke fituar lëndim në kokë. Incidenti ka
ndodhur në autobusin nr.2 të transportit public, në bulevardin Partizanski Odredi, në momentin që ka ndodhur
ndeshja në mes dy ekipeve, përkrahësit e të cilëve kanë përkatësi të ndryshme etnike dhe një histori të
sjelljeve të dhunshme gjatë ndeshjeve.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 22 tetor, ora 13:40, autobusi nr.2 i transportit publik në bulevardin
Partizanski Odredi në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi elektronik lokal novatv.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një i mitur me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit: Lëndim truporë (neni.130), Dhunë (neni.386), Rrezikim i sigurisë (neni.144).
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve me përkatësi etnike të panjohur, duke vepruar në një grup më të madh.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, nacional ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës – rruga e autobusit publik nr. 2 përfshin
Sarajin, një fshat i madh i banuar kryesisht me shqiptarë, kështu që mund të supozohet logjikisht se pasagjerët e këtij autobusi kanë përkatës etnike të ngjashmet, ndërsa incidenti ka ndodhur në një
zonë kryesisht të banuar me maqedonas.
2. Lokacioni dhe koha –Incidenti ka ndodhur në autobusin e transportit public, linja e të cilit kalon
nëpër fshatin me strukturë etnike dominante shqiptare. Po ashtu ka ndodhur gjatë një ndeshje
futbollistike në mes dy ekipeve, përkrahësit e të cilëve kanë përkatësi të ndryshme etnike dhe një
histori të sjelljeve të dhunshme gjatë ndeshjeve.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera

Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB është përgjigjur në Kërkesën për informacion të karakterit publik të
dërguar nga ana e Komitetit, dhe deklaroi se nuk ka informacion në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

Address
bulevardin Partizanski Odredi në Shkup
Location Name
autobusi nr.2 i transportit publik

Number of victims
1
Number of Perpetrators
-
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Një i mitur lëndohet në autobusin nr.2 të transportit publik (i pa verifikuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against Freedoms and Rights
Kërcënim penal
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike