Çfarë ka ndodhur: Më 19.09.2020 rreth orës 15:00, më saktë pavarësisht para mbajtjes së ndeshjes futbollistike ndërmjet K.F. Maqedoni Gj. Petrov dhe K.F. Vardar, në Bul. Gjorçe Petrov në Shkup, ku tifozët duke lëvizur kah ndeshja kanë bërtitur mesazhe ofenduese me të cilat kanë shkaktuar urrejtje nacionale dhe jotolerim.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike dhe lokacioni ku ka ndodhur incidenti (parku i qytetit), si dhe fakti që është i shkaktuar nga grup tifozësh. përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – sulme të mëparshme ndaj njerëzve në afërsi të stadiumit dhe sulme ndërmjet grupeve tifozësh.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe ndikojnë mbi polarizimin etnik që kontribon shtesë kah zmadhimi i krimeve të urrejtjes për shkak të përkatësisë së ndryshme etnike.