February 21, 2020

I mitur i sulmuar në Aerodrom

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 21.02.2020 në ora 17.00 në SPB Shkup, B.I. (56) prej fsh. Brest të Shkpit paraqiti që rreth orës 13.10 në afërsi të marketit në Rr. Benjamin Maçukovski djali i tij 17 vjeçar ka qenë i sulmuar fizikisht nga E.N. dhe O.N. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
  2. Model për incidente të mëparshme – sulme të miturve të vetmuar në rrugë, afër shkollës, në autobus.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin, bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri dhe në veçanti sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të ri në rrethina që duhet të jenë të sigurtë për ata (shkolla, transport publik, lagjet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
I mitur i sulmuar në Aerodrom image