July 29, 2016

Goditet me gurë një autobus në Gjorçe Petrov (e paverifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një person i panjohur ka goditur me gurë një autobus në lëvizje në relacionin
Autokomandë – Saraj. Incidenti ka ndodhur kur një person i panjohur duke gjuajtur me gurë ka thyer
shumë xhama të autobusit “Jugoton” të NPQ – Shkup në rrugën “Boris Sarafov” në Shkup. Incidenti
ka ndodhur tri orë e gjysmë pasi janë goditur me gurë automobilat pas përfundimit të ndeshjes së
futbollit midis KF “Shkëndija” dhe KF “Mllada Bolesllava”.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 korrik, rreth orës 00:30, rr. “Boris Sarafov”, Gjorçe Petrov, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Pres 24.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – autobusi ka qarkulluar në një rajon të populluar me njerëz me
përbërje të përzierë etnike, rruga prej nga është goditur me gurë autobusi gjendet në një rajon të
populluar me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
3. Model i incidenteve të mëparshme – gjatë së njëjtës natë, vetëm tri orë e gjysmë para këtij incidenti
janë goditur me gurë katër automobila pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis KF “Shkëndija”
dhe KF “Mllada Bolesllava”.
Kryerës: Të panjohur.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se më 5.8.2016 nga personi përgjegjës
në NQP e SP KP “Gjorçe Petrov” është dorëzuar procesverbal për pranimin e fl etëparaqitjes penale,
si edhe se SPB – Shkup po ndërmerr masa dhe aktivitet për zbardhjen e ngjarjes penalo-juridike dhe
përcaktimin e identiteti të kryerësit, pas kësaj vijon shkresa konkrete.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
rr. “Boris Sarafov”, Gjorçe Petrov, Shkup
Emri i Vendit
rr. “Boris Sarafov”, Gjorçe Petrov, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Goditet me gurë një autobus në Gjorçe Petrov (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike