October 19, 2016

fletëpalosje antisemite në qendër të Shkupit (e verifikuar)

Incident
Diskriminimi racor ose tjetër
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Fletëpalosje me mesazhe antisemite janë vendosur në disa automobila në qendër
të Shkupit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 tetor, rreth orës 9, në qendër të Shkupit.
Burim i informacioneve: Incidenti në Komitetin e Helsinkit është paraqitur nga përfaqësuesi i Bashkë-
sisë Hebre në Republikën e Maqedonisë.
Viktimat e përfshira: Në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Diskriminim racor dhe tjetër (Neni 417, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostol-
erancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).

Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Përmbajtja e fl etëpalosjeve – fl etëpalosjet përmbajnë mesazhe antisemite.

Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se ngjarja e dhënë nuk është para-
qitur në stacion policor me kompetencë të përgjithshme për rajonin e Qytetit të Shkupit.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive të ndryshme në shtet.

Adresë
në qendër të Shkupit
Emri i Vendit
në qendër të Shkupit

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Emri i Vendit
Rrugë
fletëpalosje antisemite në qendër të Shkupit (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare
Kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare
Diskriminimi racor ose tjetër

Bazë

Racë