March 28, 2017

Është thyer tabela dygjuhëshe e SPIM-it në Ohër (e vërtetuar)

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Të punësuarit në njësinë rajonale të Fondit të Sigurimit të Pensionit dhe Invaliditetit
(SPIM) në Ohër kanë vënë re se tabela dygjuhëshe e vendosur në hyrje të ndërtesës është thyer. Sipas
informacioneve të transmetuara në media zëdhënësi i SPB-së Ohër ka deklaruar se kanë të dhëna
për kryerësin e mundshëm dhe se në koordinim me prokurorin publik po merren masat për zbardhje
të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 mars, rreth orës 13:40, Fondi i Sigurimit të Pensionit dhe
Invaliditetit, Ohër.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Meta.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo
mostolerancës në bazë të diskriminimit kombëtar, racor, fetar apo në bazë tjetër diskriminimi (Neni
319, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Objekt i cili është qëllim i këtij qëllimi – në tabelën e cila është thyer janë shkruar informacionet në
gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB Ohër janë ndërmarrë
menjëherë masat për zbulim të kryerësit për këtë është dërguar lajmërim me shkrim te Prokuroria
Themelore Publike Ohër ku janë dhënë të dhëna për kryerësit e mundshëm, për të cilin prokurori
publik ka deklaruar se të dyshuarit do të thirren në bisedë në Prokurorinë Themelore Publike Ohër, por
deri në momentin e shkrimit të këtij raporti nuk është marrë informacion nëse personat janë thirrur
dhe a janë marrë masat, kurse nga Prokuroria Themelore Publike Ohër nuk janë dhënë drejtime dhe
detyra për veprim të mëtejshëm.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.

Address
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalid, Ohër
Location Name
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalid, Ohër

Number of victims
-
Number of Perpetrators
1
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës
Incident location
Institucion
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Është thyer tabela dygjuhëshe e SPIM-it në Ohër (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Property
Dëmtimi i pronës
Against the State
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare