February 23, 2017

Është sulmuar një studente për shkak të përkatësisë etnike dhe bindjes fetare (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Vajzë, studente në Fakultetin Juridik Justiniani I, e cila ka pasur shami në kokë,
është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një grup meshkujsh në Sheshin “Makedonija” në Shkup.
Sulmuesit janë përpjekur që t’ia heqin shaminë nga koka, duke e quajtur “terrorist”, “shqiptare e
ndyrë” dhe duke i thënë “marsh në Arabi”. Në vendngjarje disa qytetarë e kanë paralajmëruar grupin,
pas këtij paralajmërimi grupi u shpërnda menjëherë.

Data, koha dhe vendi i incidentit : 23 shkurt, rreth orës 14:00, Sheshi “Makedonija”, Shkup
Burimi i informacioneve: Rasti është paraqitur në polici dhe në Komitetin e Helsinkit nga një e
njohura e një studenteje.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Rrezikim i sigurisë (Neni144, KP i RM-së ), Dhunë (Neni 386, KP i RM-së )
Kryerësit: Një grup kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, shtetësia apo gjuha, përkatësisht përkatësia fetare apo bindja fetare, kurse
indikatorë të njëanshëm janë:
1. Përmbajtja e mesazheve të dhëna – Mesazhe kërcënuese dhe ofenduese ndaj viktimës sepse mban
shami, të cilën sulmuesit janë përpjekur t’ia heqin.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, shkurtimisht përmendet se pas
paraqitjes së kësaj ngjarjeje nga e dëmtuara më 27 shkurt 2017 në SP “Qendër” në stacionin policor
është mbajtur procesverbal për paraqitje të ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të ndryshme
etnike përkatësisht të bashkësive fetare në shtet.

Address
Sheshi Maqedoni, Shkup, Maqedonia Veriore
Location Name
Sheshi Maqedoni, Shkup, Maqedonia Veriore

Number of victims
1
Number of Perpetrators
8
Status of the case
No information
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Rrugë
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Është sulmuar një studente për shkak të përkatësisë etnike dhe bindjes fetare (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Freedoms and Rights
Shkelja e barazisë së qytetarëve

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike Religjionit apo besimi Identiteti gjinor