November 6, 2016

Dy fëmijë dyshohen për tentativë për vrasje (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Pas zënkës verbale, dy fëmijë 14 vjeçar i kanë shkaktuar goditje të rëndë trupore
një personi 18 vjeçar në afërsi të lokalit “Stop” në rrugën “Bitpazar”. Fëmijët e kanë sulmuar personin
me paramendim, e kanë goditur me grushte në kokë dhe në kraharor, nga këto goditje personi i
dëmtuar ka rënë përtokë, duke marrë lëndim të rëndë trupor të llojit të çarjeve në kokë me dëmtim
të trurit, gjakderdhje dhe mbushje të mushkërive me lëng. Nga plagët e marra, jetën e ka pasur në
rrezik. Nga prokurori publik është kërkuar që të përcaktohet masa e paraburgim për të dy fëmijët.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 nëntor, ora 1:00, rr. “Bitpazarska”, Shkup.
Burim i informacioneve: Gazeta Ditore Fokus.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim i rëndë trupor (Neni 131, KP).
Kryerës: Dy persona të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të banuar me njerëz me
prejardhje të përzierë etnike, ka mundësi që përkatësia etnike e kryerësit të jetë e ndryshme nga ajo
e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale kundër dy personave.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB – Shkup ka dorëzuar fl etëpa-
raqitje penale kundër dy personave nga Shkupi në PTHP – Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Address
rr. “Bitpazarska”, Shkup
Location Name
bar kafe "Stop"

Number of victims
1
Number of Perpetrators
2
Status of the case
Perpetrators identified
Type of incident?
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata kapën keqbërësin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Dy fëmijë dyshohen për tentativë për vrasje (e paverifikuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim i rëndë trupor
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike