February 21, 2016

13 të lënduar nga grindja midis grupeve të tifozëve “Tiranët” dhe “Ballistët” (e verifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: 13 persona, prej të cilëve 11 shtetas malazezë dhe dy përfaqësues të bashkësisë
maqedonase, janë lënduar në një grindje masive midis tifozëve të KF “Buduqnost” nga Podgorica
dhe KF “Shkëndija” nga Tetova, që ka ndodhur te vendi i quajtur “Sretkovski most” para qafës së
Strazhës. Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur pasi njëri prej autobusëve të cilët i
kanë transportuar tifozët e Shkëndisë që shkonin në Kërçovë ndaloi në rrugë, kurse në anën tjetër të
rrugës erdhën dy autobusë të cilët transportonin tifozë të KF “Buduqnost” për ndeshjen me Vardarin
në Shkup. Tifozët e KF “Shkëndija” kanë fi lluar të gjuajnë me gurë autobusët të cilët ndaluan dhe
prej tyre kanë dalë tifozët malazezë dhe më pas ka ndodhur rrahje masive ku janë përdorur gurë dhe
objekte të tjera. Dy tifozë malazezë, për shkak të seriozitetit të incidentit, pasi u është dhënë ndihmë
mjekësore janë dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup, kurse nëntë tifozëve të tjerë malazezë të
lënduar më lehtë, u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 21 shkurt, ora 12:30, para qafës së Strazhës.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Sport Klub dhe Makfaks.
Viktimat e përfshira: 13 persona prej të cilëve dy të lënduar më rëndë dhe nëntë të tjerë të lënduar
më lehtë, tifozë të Buduqnostit dhe dy tifozë të lënduar më lehtë të Shkëndijës.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni
131, KP) Lëndim trupor (Neni 130, KP), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo mostolerancës në bazë
nacionale, racore, fetare apo bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Një grup tifozësh të panjohurish të KF “Shkëndija”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, i cili ka ndodhur gjatë
një ngjarjeje sportive, motivi i anshëm është prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët
e anshëm janë:

1. Dallimi në prejardhjen etnike – anëtarë të klubeve të tifozëve (“Tiranët” dhe “Ballistët”) janë me pre-
jardhje të ndryshme etnike;

2. Koha – Incidenti ka ndodhur pas ndeshjes së futbollit midis klubeve, tifozët / mbështetësit e të
cilëve kanë prejardhje të ndryshme etnike.

Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale kundër 14 personave për veprën penale Pjesëmar-
rje në rrahje.

Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas dokumentimit dhe ndriçimit
të tërësishëm të ngjarjes penale juridike nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në SP Gostivar, është
dorëzuar fl etëparaqitje penale më 22.2.2016 te Prokuroria Themelore Publike Gostivar, kundër 14

personave, prej të cilëve 11 shtetas të Malit të Zi dhe 3 persona shtetas të vendit për shkak të ekzis-
timit të dyshimit të bazuar në kryerjen e veprës penale Pjesëmarrje në rrahje e paraparë në nenin

132 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe
sigurinë e njerëzve të pranishëm, apo që janë në afërsi të ndeshjeve sportive.

Adresë
para qafës së Strazhës.
Emri i Vendit
“Sretkovski most”

Numri i viktimave
13
Numri i kryerësve
14
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
13 të lënduar nga grindja midis grupeve të tifozëve “Tiranët” dhe “Ballistët” (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike