April 14, 2019

Futbollistët e KF Vëllazërimi nga Konjari i kanë rrahur kolegët e tyre nga KF Vollkova

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datën 14.04.2019 në ora 18.10 në SPB Shkup është paraqitur se në stadionin e futbollit
të KF Vollkovës në f Vollkovë, pas përfundimit të ndeshjes të futbolit ndërmjet KF Vollkovës 1964 dhe KF
Vëllazërimit nga Konjari, personat E.Q.(51), I.Q(48), Q.F.(33). A.Q.(20) dhe B.A.(30), të gjithë nga fshati Konjarë
i Shkupit, futbollistët e KF Vëllazërimi, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Sipas paraqitjes, A.Q. dhe
B.A. fizikisht e kanë sulmuar D.V.(26) nga f.Vollkovë, e Shkupit futbollist në FK Vollkovë 1964, kurse personat
tjerë, në mënyrë agresive janë sjellur ndaj zyrtarëve policorë. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor
Gjorçe Petrov dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të paraqiten parashtresa përkatëse.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datë 14.04.2019 reth orës 18 në stadionin e futbollit në f. Vollkovë.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, sitel.com.mk, skopjeinfo.mk
Viktima të involvuara: Një viktimë
Lloji i krimeve. Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: tre kryerës të njohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngarja ka ndodhur në shkollën e mesme në të cilën mësojnë nxënës nga bashkësi të
ndryshme etnike dhe ku edhe më parë ka patur të regjistruara ngjarje të tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 3
nga Ligji për pengimin e dhunës dhe sjelljes të pahijshme në ndeshjet sportive.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjelllin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike.

Adresë
Volkovo, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Volkovo, Maqedonia e Veriut

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Futbollistët e KF Vëllazërimi nga Konjari i kanë rrahur kolegët e tyre nga KF Vollkova image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike