April 1, 2019

Është sulmuar fizikisht një i mitur në “Ranka Milanoviq“

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datën 01.04.2019 në ora 13.30 në SPB Shkup, R.S. (39) nga Shkupi, ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 11.30 në shtëpinë “Ranka Milanoviq”, një i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona
të mitur, që të gjithë të përkujdesur në ent. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 01.04.2019 në ora 13.30, në “Shtëpinë për për përkujdesje të
fëmijëve me probleme edukuese sociale dhe sjellje të çregulluar Ranka Milanoviq”.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, emagazin.mk
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 2 kryerës të mitur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – në Shtëpinë “Ranka Milanoviq” jetojnë fëmijë nga bashkësi të ndryshme
etnike, kryesisht maqedonas, rom dhe shqiptarë.
2. Lokacioni – edhe më parë në këtë shtëpi për fëmijë me sjellje devijante kanë ndodhur incidente
të tilla të ngjajshme
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana SPKP Gazi Babë, M.A. (17) dhe J.Z. (16) të përkujdesurit në shtëpinë
“Ranka Milanoviq” është dorëzuar proçesverbal për kundravajtje të konstatuar sipas nenit 12 nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.

Adresë
Petar Madzunkov, Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Instituti i Kujdesit Fëmijët Ranka Milanovic

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Emri i Vendit
Institucion
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar fizikisht një i mitur në “Ranka Milanoviq“ image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike