April 4, 2019

Rrahje ndëretnike në Gjorçe Petrov të Shkupit

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datë 04.04.2019 në ora 21.00 në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “Smilevska”
(Lagjja Gjorçe Petrov) është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshjen fizike ndërmjet R.Xh. (35),
R.N.(33) dhe S.I.(33) të gjithë nga Shkupi, nga njëra anë dhe F.S.(32), T.C.(22) dhe A.M(29), që të gjithë nga
Shkupi, nga ana tjetër. Janë përpiluar procesverbale për kundravajtje të konstatuara sipas nenit 11 nga Ligji
për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 04.04.2019 në ora 21.00 në rrugën “Smilevska” (Lagjja Gjorçe
Petrov).
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së, lider.com.mk, vesnik.com
Viktimat e involvuara: tre viktima
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: tre kryerës të njohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lagjen në të cilën jeton popullsi e përzier etnike dhe ku
ekziston padurueshmëri ndërmjet bashkësive etnike
Statusi i rastit: I mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale: Rasti është evidentuar si kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike
sipas nenit 11 të LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Smilevska, Rajoni Statistikor i Shkupit 1000, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Komuna Gjorce Petrov

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Emri i Vendit
Rrugë
Rrahje ndëretnike në Gjorçe Petrov të Shkupit image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike