October 1, 2022

Incident në ndeshjen e futbollit ndërmjet skuadrave Teteks dhe Kamenica Sasa

Incident
Incident në një ndeshje sportive

Çfarë ka ndodhur: Më 1 tetor, gjatë kohës shtesë të ndeshjes futbollistike ndërmjet Teteksit dhe Kamenicës Sasa, policët e SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria personin N.A.(18) nga Tetova, i cili ka kapërcyer rrethojën nga tribuna kryesore dhe ka sulmuar fizikisht futbollistin mysafir B.S. (38) nga Probishtipi. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet kallëzim përkatës.

Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia etnike, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Përkatësia etnike – të përfshirët në këtë aksident i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike
  2. Vendndodhja – ngjarja ka ndodhur në një vend ku ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë

    Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Incident në ndeshjen e futbollit ndërmjet skuadrave Teteks dhe Kamenica Sasa image