Çka ka ndodhur: Sipas deklaratës së saj të dhënë në media, Sheqerinska ka qenë e sulmuar nga Amdi Bajram
dhe djali i tij (pjesë e partisë udhëheqëse në koalicion) përgjatë udhëheqjes së procesit zgjedhor në Shuto
Orizari.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 13 prill, Shkolla Fillore “Brakja Ramiz i Hamid”, Shuto Orizari, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike NovaTv.
Viktima(t) e përfshirë: Një femër, zëvendës President e partisë më të madhe në opozitë në vend.
Lloji i krimit(ve): Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, lëndim i rëndë truporë, neni. 131 KPRM.
Kryerësi(t): Dy meshkuj, që politikisht janë pjesë e partisë udhëheqëse në koalicion.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Lokacioni dhe koha – Incidenti ndodhi në kohën dhe vendin e shënuar në procesin e zgjedhjeve
(lokacioni i votimit, përgjatë kohës së votimit).
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB i është përgjigjur Kërkesës për informacion me karakter publik që është
dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident, ata deklarojnë se nuk kanë informacion për incidentin në
fjalë.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj incidentesh sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri, si dhe suksesin e procesit
zgjedhor në përgjithësi.