December 12, 2016

Vjedhje në një shtab partiak në Kavadar (e paverifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë te shtabi i një partie politike në
Kavadar. Kryerësi ka hyrë dhe ka marrë disa pako me ujë dhe lëngje, një radiator të vogël dhe aparat
për kafe. Sipas informacioneve të dhëna nga mediet, po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësit dhe
për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Midis 12.12 dhe 13.12.2016, shtabi partiak i një partie politike në
Kavadar.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Libertas.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Vjedhje e rëndë (Neni 236, KP); Shkaktim i ur-
rejtjes, përçarjes dhe mostolerancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese
(Neni 319, KP).
Kryerës: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi partiak i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
dëmtimit të shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.

Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SP KP – Kavadar është kryer
hetim në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për veprën penale “Vjedhje” (neni 235, zëri
2 i KP-së), me që, kjo vepër penale ndiqet me padi private nuk është ngritur fl etëparaqitje penale
kundër kryerësit të panjohur në PTHP.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
Kavadar
Emri i Vendit
shtab partiak

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Vjedhje në një shtab partiak në Kavadar (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Plaçkitje Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike