Çfarë ka ndodhur: Me datë 15.05.2022 në ora 22:15 në afërsi të urës hekurudhore në Gjevgjeli, një person i ndjerë mashkull është gjetur me plagë me thikë nga një send i mprehtë në trup. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Gjevgjeli. Nga këqyrja e kryer personit iu gjetën dokumente personale, nga të cilat u konstatua se bëhet fjalë për një migrant 24-vjeçar nga Afganistani. Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe ekipi i DPB-Gjevgjeli.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është statusi i migrantit, kurse tregues të njëanshëm janë:
- Statusi i refugjatit ose emigrantit – viktima ka pasur status emigranti
- Përkatësia etnike – viktima dhe sulmuesit ishin nga komunitete të ndryshme etnike
- Vendndodhja – rasti ka ndodhur në një vend ku kalon rruga e emigrantëve dhe refugjatëve që tranzitojnë përmes vendit tonë
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes grupeve të ndryshme në shoqëri, e veçanërisht sigurinë e refugjatëve dhe emigrantëve që tranzitojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.