December 7, 2015

Tre njerëz që janë paraqitur si policë kanë grabitur dy emigrantë në afërsi të Gjevgjelisë (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Maroku janë rrahur dhe plaçkitur nga tre persona të panjohur
në afërsi të fshatit Smokvicë, Gjevgjeli. Autorët janë paraqitur si policë, dhe kanë fi lluar të rrahin ata
me shkopinj bejsbolli, duke kërcënuar me armë paralizuese dhe kanë grabitur ata duke u marrë 600
euro dhe dy telefona mobil.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 7 dhjetor, 22: 00, në afërsi të fshatit Smokvicë, Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: media elektronike kumanovskimuabeti.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas marokenë.
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237 i kodit penal), Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
Kryerësit: Tre persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi për
paragjykim është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigranti sirian) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi tjetër
(të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.

Statusi i rastit: Është bërë kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident. Megjithatë, ata
përmes mediave raportuan që kanë paraqitur padi penale.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.

Adresë
fshatit Smokvicë, Gjevgjeli
Emri i Vendit
fshatit Smokvicë, Gjevgjeli

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Tre njerëz që janë paraqitur si policë kanë grabitur dy emigrantë në afërsi të Gjevgjelisë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër pronës
Plaçkitje
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike