April 15, 2015

Tifozët e Klubit të Futbolit Shkupi sulmuan lojtarët e KF Vardarit (të rinjtë) (e verifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Tifozët e KF Shkupi-1927, sulmuan lojtarët e KF Vardar (të rinj). Incidenti ka ndodhur
pas ndeshjes të futbollit, kur përkrahësit kërcyen mbi gardhin e sigurisë dhe sulmuan lojtarët, kur ata
po largoheshin nga stadiumi.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 prill, ora 18:00, Stadiumi Çair, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike Makfax .
Viktimat e përfshira: Numër i panjohur i lojtarëve të KF Vardarit (të rinjtë).
Lloji i krimit (s): Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësi (t): Numër i panjohur i përkrahësve të KF Shkupi.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident që ndodhi gjatë një
ndeshjeje sportive, motivi i paragjykimit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit të
paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësi etnike – përkrahësit e KF Shkupi janë shqiptarë, ndërsa lojtarët e KF Vardar janë
kryesisht maqedonas;
2. Koha – incidenti ka ndodhur pas një ndeshjeje futbolli midis klubeve me përkrahësit/tifozët e të
cilëve kanë përkatësi të ndryshme etnike, pas një ndryshimi në praninë e pakicave në zonë (tifozë
shqiptarë në lagje të populluar kryesisht me maqedonas);
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
4. Mungesa e motiveve të tjera.

Statusi i rastit: janë ngritur fl etëparaqitje për kundërvajtje.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik, Mi nis-
tria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë dorëzuar fl etëparaqitje për kundërvajtje
kundër dy të dyshuarve dhe kundër personit juridik përgjegjës për sigurinë gjatë lojës.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm në ndeshjet sportive.

Adresë
Stadiumi Çair, Shkup
Emri i Vendit
Stadiumi Çair, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Tifozët e Klubit të Futbolit Shkupi sulmuan lojtarët e KF Vardarit (të rinjtë) (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike