March 28, 2020

Thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale

Incident
Diskriminimi racor ose tjetër
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër J.F. (42) prej Prilepi, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim të krimit të kryer “shpërndarje e materialeve raciste dhe ksenofobike me anë të sistemit kompjuterik”. I paraqituri më 28.03.2020 në ora 06.51, në profilin e vet në rrjetin social Fejsbuk, ka shpërndarë fotografinë nga autobusat të cilat transportonin nënshtetas maqedonë të sapoardhur nga jashtë shtetit dhe qenë të strehuar në karantinim në hotel në Manastir dhe publikisht kërkoi që personat e sjellur dhe të strehuar të jenë të djegur dhe të vrarë.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Model i incidenteve të mëparshme – thirrje në dhe shpërndarje e urrejtjes etnike dhe thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale është metodë sa ma e shpeshtë e kryerjes së krimeve të urrejtjes.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
-
Thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale image