Çka ka ndodhur: Një djalë i moshësh 24 vjeçar, pa asnjë arsye, është therr me thikë nga një sulmues i
panjohur në Aerodrom.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 2 prill, në bulevardin Jane Sandanski në komunën Aerodrom, në Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike mkd.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një djalë i moshësh 24 vjeçar e me përkatësi etnike të panjohur. Është therrur me
thikë në shpinë, afër shpatullës së djathtë.
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rëndë truporë, neni.131 KPRM; dhunë, neni. 386 KPRM;
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, dhe tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Modeli i incidenteve – këto janë dy nga katër therrjet me thikë që ndodhën në Shkup atë natë pas ndeshjes
së basketbollit në të cilën kishte rrahje masive (jo të ndërlidhura me incidentin).
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave deklaroi që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.