Çka ka ndodhur: Katër të mitur kanë sulmuar një tjetër të mitur në një autobus të transportit publik nr. 65,
dhe kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek pasagjerët tjerë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 19 shkurt, ora 14:20 në autobusin nr.65 të transportit publik.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional elektronik kajgana.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një vajzë e moshës 17 vjeçare me përkatësi etnike të panjohur është sulmuar fizikisht
dhe është ngacmuar.
Lloji i krimit(ve): Dhunë, neni. 386 KPRM, lëndim truporë, neni. 130 KPRM.
Kryerësi(t): Katër djem të rinjë me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nacionale ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes etnike të populatës në
fshatin e Nikishtan (fshat në të cilin autobusi Nr.65 udhëton), përkatësia e viktimës mund të dallojë nga ajo
e kryerësit.
2. Modeli / Frekuenca e incidenteve të mëparshme – Incidenti ka ndodhur në transport publik i cili udhëton në
drejtim të një komuniteti të përzier ose shumicë shqiptare, i cili paraqet incidentin e tretë në më pak se dy
muaj.
3. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
Statusi i rastit: Është ngritur akuzat.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave ka deklaruar se kanë ngritur padi penale për aktin
e “Dhunës”.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje sigurinë e përgjithshme në
vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve si dy bashkësive më të mëdha
etnike në vend.