May 1, 2019

Të mitur të sulmuar në autobus që udhëton për në lagjen Çento (nr.45)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datën 01.05.2019 reth orës 19.45 në SPB Shkup është paraqitur se në autobus, i cili
ka qarkulluar nga Qendra Transportuese drejtë lagjes Çento (nr 45) është prishur rendi dhe qetësia publike.
Sipas asaj që është paraqitur, disa persona kanë lëshuar ofendim drejtë A.P.(17), V.M.(16) dhe F.K.(17), që
të gjithë nga Shkupi, me çrast i kanë sulmuar fizikisht A.P. dhe V.M. Pas ndërmarrjes të masave, reth orës
20,30, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar P.A.(21), E.A.(15) , F.B.(14) dhe B.R(15), që të gjithë nga Shkupi.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 01.05.2019 reth orës 19.45 në autobus, i cili ka qarkulluar nga
Qendra Transportuese drejtë lagjes Çento
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 3 viktima të mitura
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 3 kryerës të identifikuar nga të cilët 2 janë të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – në autobusët numër 45, 55, dhe 65 të cilët qarkullojnë nga qendra deri te
lagja Çento dhe vendbanimet e rethinës, udhëtojnë njerëz nga bashkësi të ndryshme etnike
ndërmjet të cilëve ka padurueshmëri.
2. Lokacioni – Edhe më parë në këto autobusë kanë ndodhur incidente të tilla të ngjajshme,
sidomos ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve

Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e seksionit për delikte pronësore dhe delikuencë të të miturve
për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “Dhunë” nga neni 386 i KP, është
paraqitur kallzim penal deri te PThP Shkup kundër kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithsme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht
reflektohet negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.

Adresë
vendbanimi Cento, Shkup
Emri i Vendit
linja e autobusit nr. 45

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Të mitur të sulmuar në autobus që udhëton për në lagjen Çento (nr.45) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike