November 21, 2016

Sulmohet përsëri Muzeu i alfabetit shqiptar (e verifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në Ditën e Alfabetit Shqip, në orët e vona, kryerës të panjohur e kanë vandalizuar
Muzeun e alfabetit shqiptar në Manastir. Kryerësit me pllaka begatoni i kanë thyer xhamat e derës
hyrëse të muzeut, kurse në të, kanë ngjitur poster në të cilin ka një luan me shpatë i cili ia pret kokën

shqiponjës dykrenore dhe shkruan “Vdekje për shqiptarët” (Smrt za shqiptari). Mbi pllakën përkujti-
more është vendosur edhe një poster ku shkruhej “Stop për shqiptarizimin” (Stop za shiptarizacijata)
dhe është shkarravitur simboli nacional shqiptar, përkatësisht shqiponja dykrenore.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 21 nëntor, rreth orës 23, Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.
Burim i informacioneve: Media elektronike, MKD.mk; SKD.mk; 24vesti; TV Tera.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: 2 kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir;
2. Koha – incidenti ka ndodhur natën e 22 nëntorit, Ditën e Alfabetit Shqiptar;
3. Model i incidenteve të mëparshme – ky është sulmi i dytë mbi Muzeun e alfabetit shqiptar në një
periudhë prej dhjetë ditësh.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes dhe pas
autorizimit të PP-së nga PTHP – Manastir, është kryer mbikëqyrje nga SPB – Manastir. Ngjarja në SPB
– Manastir është regjistruar si vepër penale “Dëmtim i objekteve të huaja”, për të cilën në përputhje
me nenin 243 paragrafi 1 të KP-së ndjekja ndërmerret me padi private. Për ngjarjen e paraqitur janë
parë regjistrimet e kamerave mbikëqyrëse, ku janë vënë re dy persona meshkuj. Shtesë, në përgjigje
thuhet se po merren masa për zbardhje të tërësishme të rastit dhe zbulim të kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.
Emri i Vendit
Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulmohet përsëri Muzeu i alfabetit shqiptar (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike