April 9, 2019

Sulmohet i mituri në Aerodrom

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datën 09.04.2019 në ora 19.30 në Stacionin policor Aerodrom, B.A. (40) nga fshati
Studeniçan, i Shkupit, ka paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 15.10 në bulevardin “Brigada e Tretë
Maqedonase” disa persona fizikisht e kanë sulmuar djalin e tij 15 vjeçar. Ndërmerren masa për zbardhjen e
rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 09.04.2019 në ora 19:30 reth orës 15.10 në bulevardin “Brigada
e Tretë Maqedonase“
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, press24.mk
Viktimat e involvuara: një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: disa kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lokacion ku ka disa shkolla të mesme në të cilat mësojnë
nxënës nga bashkësi të ndryshme etnike dhe ku edhe më parë ka pasur ngjarje të tilla të
regjistruara.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Komuna e Aerodromit
Emri i Vendit
bulevardi "Brigada e Tretë Maqedonase"

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulmohet i mituri në Aerodrom image

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike