June 7, 2016

Sulmohen emigrantë afër fshatit Dubrovë (e paverifikuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Pesë emigrantë janë sulmuar nga katër persona në f. Dubrovë. Më parë emigrantët
janë takuar me personat të cilët u propozuan t’i dërgojnë deri në kufi me R e Serbisë me veturën

“Audi”, dhe për këtë shërbim u kanë kërkuar 1000 euro, por emigrantët kanë paguar 400 euro. Emi-
grantët janë futur në automjet të cilin e ka drejtuar njëri prej personave, duke u drejtuar kah Negoti-
na. Menjëherë pas kësaj, në afërsi të fshatit Udovë, dy personat e tjerë të veshur me uniforma policie

e kanë ndaluar automjetin ku kanë qenë emigrantët i kanë nxjerrë prej tij, i kanë shtrirë përtokë dhe
kanë fi lluar t’i kontrollojnë duke u kërkuar para. Emigrantët i kanë kundërshtuar dhe kanë arritur t’ia
marrin automjetin “Audi”, personit të dytë, dhe më pas janë dhënë në arrati.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 7 qershor, rreth orës 22:00, f. Dubrovë.
Burim i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e përfshira: Pesë emigrantë.
Lloji i krimit: Përpjekje për grabitje (Neni 237, KP); Mashtrim (Neni 247, KP); Paraqitje e rremë (Neni
391, KP).
Kryerës: Katër kryerës.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme, vikti-
mat janë përfaqësues të grupit (emigrantë) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi i qytetarëve
në rajonin ku ka ndodhur incidenti.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.

Statusi i rastit: Janë ngritur fl etëparaqitje penale kundër katër personave nga SPB -Veles.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes janë
marrë masat nga SP KP Negotinë, në PTHP Kavadar është dorëzuar fl etëparaqitje penale kundër 4
personave E.E. (26) nga Gjermania, A.B. (36) nga Velesi, N.S: (23) nga Velesi dhe A.M. (20) nga Shkupi,
sepse ekzistojnë baza dyshimi se i paraqituri i parë ka kryer tri vepra penale sipas nenit 247, paragrafi
1 i KP-së “mashtrim”, nenit 391 “prezantim i rremë” dhe neni 237 në lidhje me nenin 19 “përpjekje për
grabitje”, kurse tre të tjerët kanë kryer dy vepra penale sipas 391 “prezantim i rremë” dhe neni 237 në
lidhje me nenin 19 “përpjekje për grabitje”.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.

Adresë
f. Dubrovë
Emri i Vendit
f. Dubrovë

Numri i viktimave
5
Numri i kryerësve
4
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulmohen emigrantë afër fshatit Dubrovë (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Shkelja e barazisë së qytetarëve
Kundër pronës
Vjedhjes Plaçkitje
Kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare
Diskriminimi racor ose tjetër

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike