September 28, 2022

Sulm me objekt të mprehtë ndaj një personi të mitur në autobus

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Më 28.09.2022, një person i mitur 17-vjeçar nga fshati Haraçinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i mitur, në autobusin e NQP-së në lagjen Singeliq, i cili po ashtu ka tentuar ta sulmojë edhe me sende të mprehta.

Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia etnike, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Përkatësia etnike – të përfshirët në këtë aksident i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike
  2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulme të mëparshme mes të miturve në një autobus
  3. Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Sulm me objekt të mprehtë ndaj një personi të mitur në autobus image