Çfarë ka ndodhur: Më 11.10.2020 në ora 18.00 në departamentin policor Vellushnica-Manastir, A.S. (41) nga fsh. Drsllajca, i Strumicës, gjykatës futbollistik, ka paraqitur se rreth orës 15.45 në fsh. Kravari, në ndeshje futbollistike, ka qenë fizikisht i sulmuar nga A.R. (25) nga Manastiri, J.Q. (23) dhe A.M.(32), të dy nga fsh, Grnçari, i Resenit. Teksa J.Q. ka paraqitur se derisa ishte në pauzë të ndeshjes futbollistike në fsh. Kravari, ka qenë fizikisht i sulmuar nga G.Ll. (43) nga Struga, ndihmës i gjykatësit futbollistik. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e çështjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike për shkak se gjykatësi futbollistik dhe ndihmësi i tij qenë të sulmuar për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe gjithashtu qenë të ofenduar mbi këtë bazë, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – konfrontime gjatë ndeshjeve sportive.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.