Çka ka ndodhur: Dy grupe të rrinjës janë përleshur në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu në qendër të
Shkupit. Kryerësit janë nga fshatrat Elovë, Drazilov dhe Pagarush.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 14 shkurt, në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu në qendër të Shkupit.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Makfax.
Viktima(t) e përfshirë: Një nga të rinjtë e përfshirë në rrahjenështë goditur me thikë.
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rëndë truporë, neni.131 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.132 KPRM.
Kryerësi(t): Tetë të rrinjë, supozohet nga grupet e ndryshme etnike.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi anshmërisë është
përkatësia etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryerësit dhe viktimës – kur kemi parasysh përbërjen e përzier etnike në fshatrat
e përmendura, përkatësia e viktimës dhe kryerësit të vepres mund të dallojnë.
2. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Akuzat e shkeljes janë ngritur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme duke u përgjigjur në Kërkesën për dhënien
e informacionit të karakterit publik dërguar nga ana e Komitetit, informoi se për tetë persona të përfshirë në
përleshje, është ngritur akuza për veprën “përleshje”, në pajtueshmëri me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit
dhe qetësisë publike.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë, si dy bashkësi etnike më të
mëdha në vend.