Çka ka ndodhur: Tri grupe të nxënësve janë përleshur në shkollën fillore Zef Lush Marku në Shkup.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 21 shkurt, në shkollën fillore Zef Lush Marku në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional elektronik Inpress.
Viktima(t) e përfshirë: Një nga fëmijët, me përkatësi etnike të panjohur, ka marrë gërvishtje në fytyrë.
Lloji i krimit(ve): Dhunë, neni. 386 KPRM, lëndim truporë, neni. 130 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.132
KPRM.
Kryerësi(t): 16-17 nxënës nga shkolla fillore me përkatësi etnike të panjohur kanë marrë pjesë në rrahjen.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nacionale ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike të
shkollës që ndjekin nxënësit, përkatësia etnike e viktimave mund të dallojë nga ajo e njërit prej autorëve të
krimit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
Statusi i rastit: Kryerësit janë lokalizuar.
Reagimi i autoriteteve lokale: Pasi Komiteti dërgoi Kërkesë për informacion publik, policia u përgjigj se ata
kishin sqaruar rastin, dhe kanë përfunduar dokumentacionin e duhur për rastin, mirëpo nuk specifikon asgjë
në lidhje me motiv të mundshëm.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme e
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve në anën tjetër si dy
bashkësi më të mëdha etnike në vend.