August 13, 2015

Plaçkitje në Gjevgjeli: Emigrantë sirianë janë plaçkitur nga një grup i armatosur (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant

Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Siria janë plaçkitur nga një grup i armatosur prej dy burrash dhe
një gruaje në parkun Violeta në Gjevgjeli. Autorët ua morën telefonat celularë dhe të hollat.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 gusht, ora 04: 00, parku Violeta në Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: Media Sitel.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas sirianë.
Lloji i krimit: Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Dy meshkuj të panjohur dhe një femër.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i një grupi (emigrant sirian) që është shumë e paktë në numër në krahasim me anëtarët e një
grupi tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.

Statusi i rastit: Është bërë kallëzim penal kundër autorëve të panjohur.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë bërë kallëzim penal kundër kryerësve
të panjohur.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.

Adresë
Gjevgjeli
Emri i Vendit
parku Violeta në Gjevgjeli.

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Sulmi ndaj armëve të zjarrit
Emri i Vendit
Park
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Plaçkitje në Gjevgjeli: Emigrantë sirianë janë plaçkitur nga një grup i armatosur (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike