Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Siria janë plaçkitur nga një grup i armatosur prej dy burrash dhe
një gruaje në parkun Violeta në Gjevgjeli. Autorët ua morën telefonat celularë dhe të hollat.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 gusht, ora 04: 00, parku Violeta në Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: Media Sitel.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas sirianë.
Lloji i krimit: Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Dy meshkuj të panjohur dhe një femër.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i një grupi (emigrant sirian) që është shumë e paktë në numër në krahasim me anëtarët e një
grupi tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Është bërë kallëzim penal kundër autorëve të panjohur.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë bërë kallëzim penal kundër kryerësve
të panjohur.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.