Çka ka ndodhur: Një grup i panjohur nga diku përafërsisht 20 meshkuj të popullatës shqiptare sulmuan një
djalë gjashtëmbëdhjetëvjeçarë dhe dy shokët e tij, të cilët fituan lëndime të dukshme.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 16 Prill, ora 19:00, stacioni autobusëve afër Bit Pazarit, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi lokal Press24.
Viktima(t) e përfshirë: Tre meshkuj me përkatësi të panjohur etnike, njëri prej të cilëve është vërtetuar se
është i mitur.
Lloji i krimit(ve): Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, lëndim trupor, neni. 130 KPRM.
Kryerësi(t): Një grup i panjohur prej përafërsisht 20 meshkujve nga popullata shqiptare.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si tregues të anshmërisë në këtij incidenti janë:
1. Dallimi i supozuar i përkatësisë etnike në mes viktimës dhe kryesit – për shkak të përbërjes së komunitetit
të përzier etnik që jeton në zonën e Bit Pazarit, mund të supozohet se përkatësia etnike e kryerësve dallon
nga ajo e viktimës.
2. Natyra e Dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktimë(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.