February 20, 2014

Nxënës të klasës së tetë përleshen në një shkollë në Kumanovë (i pa verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Katërmbëdhjetë të mitur dhe një mësues nga shkolla fillore Bajram Shabani janë sulmuar
dhe ofenduar nga një grup i nxënësve nga shkolla fillore Braqa Miladinovci, pas një aktiviteti të përbashkët
projekti.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 20 shkurt, ora 13:30 afër shkollës fillore Bajram Shabani në Kumanovë.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional elektronik Plusinfo.
Viktima(t) e përfshirë: Katërmbëdhjetë të mitur dhe një mësues nga shkolla fillore Bajram Shabani, në
Kumanovo.
Lloji i krimit(ve): Dhunë, neni. 386 KPRM, lëndim truporë, neni. 130 KPRM, pjesëmarrje në përleshje neni.132
KPRM.
Kryerësi(t): një grup i nxënësve nga shkolla fillore Braqa Milladinovci në Kumanovë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nacionale ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike të
shkollave që nxënësit ndjekin, përkatësia etnike e viktimave mund të ndryshojë nga ajo e njërit prej autorëve
të krimit.
2. Komente – Përleshjes i ka pasuar edhe ofendimi (tema e paspecifikuar).
3. Lokacioni dhe koha – Incidenti ndodhi në prezencën e një numri të vogël nxënësish (maqedonas etnik) në
një shkollë fillore kryesisht shqiptare.
4. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.

Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Pasi Komiteti dërgoi një Kërkesë për informacion publik, Policia u përgjigj
se ata kishin sqaruar rastin, por nuk specifikonin asgjë për motiv të mundshëm apo hapat që ka ndërmarrë.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme politike
në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve në anën tjetër si dy bashkësi
etnike më të mëdha në vend, gjithashtu ndikon në ndërtimin dhe ngritjen e një tolerance ndëretnikemes të
rinjëve.

Adresë
shkolla fillore "Bajram Shabani" Kumanovë
Emri i Vendit
shkolla fillore "Bajram Shabani" Kumanovë

Numri i viktimave
15
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Nxënës të klasës së tetë përleshen në një shkollë në Kumanovë (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike