Çka ka ndodhur: Pas një diskutimi, një nxënës shqiptarë 15 vjeç nga Shkupi në shkollën e mesme “Zdravko
Cvetkovski” ka goditur me thikë një nxënës maqedonas 16 vjeç nga shkolla e njejtë.Sipas mediave, disa ditë me
vonë Drejtori i shkollës dhe Kujdestari i klasës së viktimës ka kërkuar nga prindërit e viktimës të transferojnë
fëmijën në shkollën tjetër që të shmangen incidentët e mëtejmë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 26 nëntor, ora 10:30, Qendra Tregtare Leptokarija, afër shkollës së
mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.
Burimi i informacionit: TV nacional Kanal 5, gazeta nacionale Dnevnik.
Viktima(t) e përfshirë: Një nxnës i ri maqedonas 16 vjeçar.
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386), Lëndim i rëndë truporë (neni.131).
Kryerësi(t): Një nxënës 15 vjeç shqiptarë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nënshtetësia apo gjuha, ndërsa tregues të anshmërisë janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
Statusi i rastit: I panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, Policia nuk MPB është përgjigjur
në Kërkesën për informacion të karakterit publik të dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident,
duke deklaruar se në Prokurori Publike ka ngritur padi penale kundër një personi.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.