Çka ka ndodhur: Një i ri nga Tetova u godit me thikë në gjoks gjatë një përleshje, ndërsa një tjetër ka pësuar
lëndime trupore.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 14 shkurt,në Tetovë.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional elektronik mkd.mk.
Viktima(t) e përfshirë: një i djalë i moshës tetëmbëdhjetë vjeçare nga fshati Çellopek i cili u goditë me thikë
dhe u transferua në spitalin e Shkupit, dhe një i ri tjetër.
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rëndë truporë, neni. 131 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni. 132.
Kryerësi(t): Dy të rinjë me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, ndërsa tregues të anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike
të popullatës në fshatin dhe qytetin e përmendur, përkatësia etnike e viktimës mund të ndryshojë
nga ai i autorit të krimit.
Statusi i rastit: Policia nëpërmjet mediave deklaroi që ata do të ndërmarrin masat e duhura për të sqaruar
rastin, por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që u është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave deklaroi që ata do të ndërmarrin masat e duhura
për të sqaruar rastin, mirëpo Komiteti nuk ka informacion në lidhje me akuzat e mundëshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve në anën tjetër si dy
bashkësive më të mëdha etnike në vend.