October 10, 2017

Një i mitur është rrahur mizorisht në autobus të NQP-së (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në Shkup, në rrugën Alija Avdoviq” në autobusin nr. 65 që qarkullon nga lagjja
Çento në drejtim të fshatit Stajkovci ka ndodhur një rrahje.
Në stacionin e autobusit te Shkolla Fillore “25 maji”, një grup prej rreth dhjetë të miturish, kanë
shtyrë në autobus një djalosh 17-vjeçar nga fshati Smillkovci, nxënës në vitin e katërt në ASUC dhe
e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës dhe trupit. Në një
moment një prej sulmuesve e ka goditur me objekt të fortë në kokë, pastaj grupi është shpërndarë.
Me automjetin e ndihmës së shpejtë djaloshi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit
“Shën. Naum i Ohrit” ku i është dhënë ndihma e parë, dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 tetor, ora 19:00, autobus i NQP-së nr. 65.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Republika.mk.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP), Rrezikim me mjet të rrezikshëm
gjatë zënkës apo rrahjes (Neni 133, KP)
Kryerësit: Një grup prej dhjetë të miturish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në një autobus i cili qarkullon nëpër
rajone të populluara me njerëz me përbërje etnike të ndryshme, është e mundshme prejardhja etike
e kryerësve të jetë e ndryshme nga ajo e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja për Kërkesën për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup te
PTHP Shkup është dërguar Informim për veprën penale „Dhunë“ sipas nenit 386 KP (KU. nr. 10002/17).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Address
"Alija Avdovic"
Location Name
autobusi i JSP nr. 65

Number of victims
1
Number of Perpetrators
10
Status of the case
No information
Type of incident?
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Rrugë
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Një i mitur është rrahur mizorisht në autobus të NQP-së (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike