Çka ka ndodhur: Një djal 23 vjeçar ishte rrahur brutalisht nga një grup i panjohur i kryerësve dhe ka pësuar
disa lëndime pas të cilave ka qenë i hospitalizuar.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 4 Maj, ora 03:30, në autobusin numër 57 të transportit publik, kur
autobusi ka qenë duke kaluar nëpërmjet rr.Cvetan Dimov në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi i shkruar nacional Dnevnik.
Viktima(t) e përfshirë: Një djal 23 vjeçar.
Lloji i krimit(ve): Lëndim trupor, neni. 131, rrezikimi i sigurisë, neni. 144, Shkup, neni. 386.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve, që veprojnë në grup.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si tregues të anshmërisë të këtij incidenti janë:
1. Dallimi i supozuar në baza etnike në mes kryerësit të veprës dhe viktimës – për shkak përbërjes së
përzierjes etnike të komuniteteve ku kalon linja nr.57, përkatësia etnike e kryerësve mund të dalloj
nga ajo e viktimës.
2. Natyra e Dhunës – incidenti ishte i natyrës publike, në autobus të transportit publik.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.